Biçikleta e zhdukur 50 vjet më parë, e kish ngrënë druri

Artikujt tjerė
- Në Brazil, arrestohet macja kontrabandiste
- Sarajevë: Motrat takohen pas 72 vitesh falë facebook-ut!
- Biçikleta e zhdukur 50 vjet më parë, e kish ngrënë druri
- Rekord: 1.7 milion dollarë për një peshk ton
- Një tortë e gjatë gati 2 kilometra
- Kameramani që ka mundur ti shërbejë si drekë ariut polar
- Tatuazh në mishrat e dhëmbëve
- Mbyllet banka më e vjetër zvicerane
- Milionerja kineze punon si pastruese rrugësh
- Kap gishtin e mjekut ende pa dalë nga barku i nënës
Washington, 5 janar - 50 vjet më parë në Washington një fëmijë la biçikletën e tij pranë një druri dhe shkoi për të luajtur me bashkëmoshatarët. Kur u kthye nuk e gjeti më atë.
Sot, 50 vite më vonë biçikleta u rishfaq e gëlltitur nga një dru, duke u shndërruar në një vepër arti që vetëm nëna natyrë di të krijojë. Imazhet e biçikletës në mes të trungut të drurit u shfaqën thuajse një vit më parë në gazetën lokale Discover Washington State, që atëherë shkruante se Helen Puz, 99 vjeç mbeti e habitur kur i pa dhe rrëfeu se bëhej fjalë për biçikletën e humbur në vitin e largët 1954 të djalit të saj Don, transmeton TCH.
Në atë vit, rrëfen e moshuara, më vdiq bashkëshorti, fqinjët dhe komuniteti na ndihmuan me dhurata, mes tyre edhe biçikleta për djalin tim.
Aktualisht imazhet po bëjnë xhiron në internet dhe janë shndërruar në burim frymëzimi për një dokumentar në një televizion japonez, ndërsa vendi po vizitohet nga qindra persona për ta parë nga afër atë.


agimi06.01.2013/01:16
Veq shiko qe 50 vite gomat ne gjendje te mire edhe metali apo ngjyra qe ka rezistu tash e blen nje biqiklet brenda apo 10 vite gomat plasen ngjyra pefundo shum shpejt dhe brend 50 vitev vezhtir ishte dallu qe ish ba pjes pjes nga eruzjoni i ndryshkut dhe veshtire ishte dallu qka mund te ishte .

Nexhi05.01.2013/18:21
Kete biqiklete e ka lene nje i ri i cili shkoj ne lufte lufta e dyte boterore apo e korese s'jam i sigurt e jo femija qe shkoj per te luajtur!










Burim06.01.2013/17:03
kjo ndodh vetem te amerikanet eheehhe,lloje cudirash shohim vetem te amerikanet edhe tek ruset phaaa