• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kameramani që ka mundur t’i shërbejë si drekë ariut polar

Publikuar: 04.01.2013 - 18:16

Ishte një moment i tmerrshëm kur kameramani Buchanan doli ballë për ballë  me një ari polar që e donte atë për racion dreke.

Ariu i uritur me shpejtësi vrapoi në drejtim të tij, mirëpo ai ishte i sigurt, pasi kishte hyrë në një kafaz prej hekurit dhe xhamit rezistues.

Për 45 minuta ai xhiroi ariun femër, e cila gjatë gjithë kohës e mbajti atë të rrethuar dhe me dhëmbët e saj të fuqishëm e të mprehtë mundohej ta hapte kafazin.

Buchanan, i cili për 20 vjet i filmon këto krijesa të rrezikshme, ato momente i përshkoi si më të frikshmet të jetës së tij.

“Arinjtë polarë janë më ndryshe, pa asnjë dyshim ajo më dëshironte për drekë. Ajo ishte shumë rezistuese, gjatë 45 minutave, sa e kam filmuar ajo po kërkonte mënyrën se si ta hapte kafazin dhe të më hante”, ka thënë ai. “Isha i tmerruar dhe mund të dëgjoja dridhjet që ma përshkonin tërë trupin. Ishte një moment sensacional dhe një situatë brengosëse gjithashtu”.

Komente (1)

MILI04.01.2013/20:05

E PSE KE HI QATY TI A

1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell