Tatuazh në mishrat e dhëmbëve

Artikujt tjerė
- Tatuazh në mishrat e dhëmbëve
- Mbyllet banka më e vjetër zvicerane
- Milionerja kineze punon si pastruese rrugësh
- Kap gishtin e mjekut ende pa dalë nga barku i nënës
- Njeriu më i shëndoshë në botë humb mbi 45 kg
- Kompjuteri më i vjetër që punon punon që nga viti 1958
- Sot shi meteorësh
- Francezja 73 vjeçare e pret Vitin e Ri e mbyllur në supermarket
- Audi R8 dhuratë për kush ble një apartament në Dubai
- I pastrehu nuk e dinte se ishte milioner
Keni dëgjuar për zbardhje dhëmbësh për të pasur një buzëqeshje sa më tërheqëse, por femrat në Senegal dinë një mënyrë tjetër: nxirjen e mishit të dhëmbëve me anë të tatuazhit.
Vajzat e vendit afrikan thonë se paraardhësit e tyre e kanë praktikuar këtë metodë që jep një buzëqeshje më të bukur, mbron mishrat e dhëmbëve dhe largon erën e keqe të gojës.
Kjo procedurë është bërë publike pasi një video është hedhur në rrjet. Një grua me emrin Marieme nxin mishrat e dhëmbëve në një seancë shumë të dhimbshme që është klikuar nga rreth 20 mijë persona.
Nuk ja rekomnadoj askujt. Është një torturë e vërtetë, thotë vajza pasi mbaron, por po e njëjta video tregon se pas disa ditësh ajo është shumë e lumtur me rezultatin.
Gruaja që bën tatuazhe të tilla theksoi: Kjo ka qenë një traditë e femrave të vendit tonë, por kohët e fundit ka rënë interesi. Femrat nuk duhet të kenë mishra dhëmbësh të kuq. Një buzëqeshje e bukur tërheq meshkujt.







