Jeton vetëm me tre çaja dhe gjysmë biskote në ditë

Artikujt tjerė
- Jeton vetëm me tre çaja dhe gjysmë biskote në ditë
- Fotografoi nga gjithësia sulmin e 11 shtatorit 2001
- Me 250 euro investim, merr foto nga 33 km lartësi mbi Tokën
- Vdiq rusi 122 vjeçar, receta e tij për jetëgjatësi: Pa duhan, pa alkool dhe pa gra! (video)
- Dymbëdhjetë vjeçar dhe në universitet !
- Lumi Jangce në Kinë bëhet i kuq (video)
- Roboti që vrapon më shpejt se Usain Bolt!
- "Mozaik ushqimor", me imazhin e Beatles
- Binjakët identikë, numra me flokët e tyre për tu dalluar
- Kenia po ndërton një gardh gjigant kundër elefantëve
Për shumë njerëz mund të duket si një dietë e zakonshme për rënien nga pesha. Por për nënën 28-vjeçare, e cila është e detyruar të konsumojë vetëm çaj dhe biskota, është një realitet.28-vjeçarja Suzanne Kettle është këshilluar nga mjekët që të pijë vetëm çaj dhe të konsumojë vetëm gjysmë biskote gjatë ditës, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë në stomak, transmeton agjencia noa.
Kjo sëmundje e ndalon stomakun e saj për të tretur ushqimin.
Suzanne tashti konsumon vetëm tre filxhanë çaji në ditë dhe gjysmë biskote.
Nëna e një fëmije ka rënë në peshë dhe gjithashtu i është dashur të heqë dorë nga puna si shitëse në një dyqan fëmijësh, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Mjekët e kanë këshilluar të konsumojë vetëm çaj e gjysmën e biskotës, pasi në rast se konsumon ndonjë ushqim tjetër, menjëherë sëmuret.
Është e pamundur, pasi ndjehem e pafuqishme, por më duhet të jem e pranishme në biznesin tim. Fillimisht kisha dhimbje të forta në stomak dhe ndjehesha e lodhur gjatë gjithë kohës. Djali mërzitej gjithnjë pasi nuk mund ta shoqëroja, shprehet 28-vjeçarja.





