ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Si shkatërrohen shumica e vitaminave në ushqim

Publikuar: 18.03.2013 - 18:07

A ka vërtet në tregimet që përpunimi i ushqimit në furrën mikrovalore shkatërron materiet e dobishme që veprojnë kundër kancerit? Ankesën e njëjtë mund ta drejtojmë edhe në llogari të disa metodave tjera të zierjes, por le të koncentrohemi tani vetëm tek mikrovala.Mikrovala absolutisht shpartallon vlerën ushqyese të ushqimit, duke shkatërruar pikërisht vitaminat dhe fitonutrientët që parandalojnë sëmundjet dhe mbështesin shëndetin e mirë. Për shembull, studimet e mëhershme kanë treguar që në brokoli madje 98 për qind të materieve ushqyese të rëndësishme për luftën kundër zhvillimit të kancerit shkatërrohen në mikrovalë.

Kjo ndodh për shkak të vetë natyrës së vitaminave dhe fitonutrientëve sepse përmbajnë molekula shumë delikate. Nxehtësia i shkatërron shumë lehtë, dhe gati të gjitha ushqimet e përpunuara në mënyrë termike përmbajnë më pak materie ushqyese. Përveç kësaj, vitamina C, karotenoidet, antioksidantët dhe molekulat tjera si DIM në brokuli ose antocianinet në perimet dhe pemët e kaltra dhe purpurta shkatërrohen lehtë nën ndikimin e mikrovalëve që depërtojnë thellë në ushqim dhe e nxejnë në nivel qelizor.

Mikrovala e ngroh ushqimin  në mënyrë të njëjtë por njëkohësisht e shkatërron në nivelin qelizor sepse i ngroh molekulat e ujit në qeliza. Me këtë rast vjen deri te dekompozimi molekular i vitaminave dhe fitonutrientëve. Pas përpunimit në mikrovalë mbesin kryesisht kaloritë, fibrat dhe minerale e zbrazëta, ndërsa pjesa e madhe e vitaminave dhe fitonutrientëve janë shkatërruar.

Për dallim nga përpunimi në mikrovalë ushqimi i zier në avull mund të përmirësohet sepse disa materie ushqyeses bëhen më lehtë të shfrytëzueshme.



Të mos ju mashtrojë pamja

Lehtë mund t’ju gënjejë ajo që pas përpunimit në mikrovalë ushqimi duket thuajse është i njëjtë, por në nivel qelizor duket thuajse ka pasur luftë bërthamore. Sikur ta shihnit këtë ushqim nën mikroskop të fortë, nuk do ta kishit ngrënë kurrë.

Nëse dëshironi të hani shëndetshëm përkujdesuni që pjesa e madhe e ushqimeve që hani të jenë bimë të pagatuara. Lirisht hani edhe sasinë e caktuar të ushqimit që është zierë në avull, të zierë ose pjekur, vetëm bëni kujdes që ushqimin të mos e zieni në zjarr shumë të fortë dhe të mos digjet (çka ndodh shpesh me ushqimin e pjekur në skarë) sepse vjen deri te krijimi i materies që shkakton kancerin e zorrës së trashë. Zierja në zjarr shumë të fortë ose zierja më e gjatë mund të shkatërrojë njëkohësisht vitaminat e pranishme dhe fitonutrientët në ushqim.





 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 10°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 10°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 14°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell