HTC One nga mesi i prillit

Artikujt tjerė
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
HTC ka prezantuar smartphonin më të avancuar, modelin One, kah mesi i shkurtit. Edhe pse shumë adhurues e pritën me gëzim lajmin që mund të paraqitet në treg në afat rekord, duket se do tu duhet të presin edhe pak.
Siç njofton Engadget, sipas përfaqësuesit të kësaj kompanie, liferimi global i One fillon gjatë prillit. Përjashtim do të bëhet vetëm për blerësit në tregun gjerman në ofertën e operatorit O2, si dhe për ata që tashmë janë parapaguar për blerjen e këtij telefoni këto dy kategori të blerësve do ti marrin One-t e vet deri në fund të këtij muaji.
Për arsyet e shtyrjes nuk ka informata zyrtare, kurse ato jozyrtare flasin për problemet me furnizimin me sasi të mjaftueshme të komponentëve për krijimin e moduleve për kamerë.









