Testi i erës së gojës në 90 për qind të rasteve zbulon me sukses kancerin e stomakut

Artikujt tjerė
- Avioni Solar Impulse kaloi 1500 kilometra pa u ndalur
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
Aparati me sensorë, të cilët në erën e gojës njohin nanogrimcat, d.m.th. kompozimet kimike specifike për kancer mund të bëhet alternative për gastroskopinë e dhimbshme dhe të pakëndshme.
Sensorët që detektojnë kompozimet kimike në erën e gojës të pacientëve munden me saktësi të njohin sinjalet kimike të karcinomës dhe ti dallojnë nga problemet tjera të stomakut, si gastriti, ka treguar studimi i përbashkët i shkencëtarëve izraelit dhe kinez. Në testimin e erës së gojës pajisja me saktësi prej 90 për qind ka diagnostikuar kancerin në faza të ndryshme, shkruan Daily Mail.
Këto rezultate mund të paraqesin fundin e endoskopive dhe gastroskopive të dhimbshme, të cilave u nënshtrohen pacientët, - ka thënë udhëheqësi i studimit, profesor Hossam Haick, nga Instituti izraelit për teknologji.
Ai shpjegon që nanomateriali në testin e erës së gojës paraqet revolucion në diagnostikimin e njërës prej formave më të rrezikshme dhe agresive të kancerit.
Kanceri i stomakut ka shkallë të ulët të shërimit sepse më së shpeshti zbulohet vonë, ndërsa një nga arsyet është shtyrja e kontrollit për shkak të testeve të pakëndshme që përfshijnë futjen e tubit nëpër gojë deri te stomaku i pacientit, thotë profesor Haick.








