Shpëtim për boshtin e dëmtuar kurrizor!

Artikujt tjerė
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
Lausanne, 10 mars - Në të ardhmen do të mund ndoshta të shërohen edhe të paralizuarit nga dëmtimet e boshtit kurrizor (paraplegjikët). Këtë shpresë e forcojnë rezultatet e punës shkencore të Politeknikumit të Lausannes (École polytechnique fédérale de Lausane (EPFL)) dhe të Universitetit të Zürichut, të udhëhequr nga neurologu Grégoire Courtine, në rast se arrijnë të barten me të njëjtin sukses tek njerëzit si tek minjtë. Pas terapisë së përdorur disa javëshe, minjtë e paralizuar arritën të ecin sërish, të ngjiten shkallëve dhe ti kalojnë pengesat, transmeton albinfo.ch.Neurorehabilitimi i përdorur tek kafshët ishte një kombinim i simulimeve elektromekanike dhe i një trajnimi të veçantë ecjeje i ndihmuar nga një lloj ene ecjeje me dirigjim robotik.
Ne ju kemi injektuar minjve me bosht të dëmtuar kurrizor koktej medikamentesh dhe pastaj pjesën e poshtme të boshtit kurrizor e kemi stimuluar me elektrodë. Njëkohësisht kemi zhvilluar një robot, i cili nuk e ndihmon ecjen, por e siguron mirë miun e dëmtuar në përpjekjet e tij për të ecur. Ne kemi konstatuar se pas disa javësh miu i paralizuar rifitoi aftësitë e të ecurit dhe, bile, edhe të kërcejë në dysheme dhe të bëjë ngjitje.
Në trurin e miut u krijuan lidhje të reja nervore, që do të thotë se fijet e dëmtuara nervore u ripërtërinë dhe arritën të krijojnë lidhje të reja, gjë që mundësoi edhe bartjen e urdhrave nga truri në këmbë. Se a do të mund të përdoret me të njëjtin sukses kjo terapi edhe tek njerëzit mbetet të shihet. Përdorimi me sukses i kësaj metode në shërimin e minjve lë shumë për të shpresuar. Ne do ti vëmë të gjitha forcat në dispozicion për ta provuar terapinë edhe klinikisht dhe atë brenda një kohe sa më të shkurtër, tha Grégoire Courtine.








