Tërmeti në Japoni i vitit 2011 u ndje edhe në hapësirë

Artikujt tjerė
- Avioni Solar Impulse kaloi 1500 kilometra pa u ndalur
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
Londër, 10 mars - Tërmeti i fuqishëm në Japoni, i dy vjetëve më parë, ishte aq i fuqishëm saqë efektet e tij u ndjenë edhe në hapësirë. Shkencëtarët pohojnë se lëkundjet me magnitudë 9 ballë të Richterit, më 11 mars të 2011-s, dërguan një valë zanore përtej atmosferës, që u kap nga sateliti Goce.Ky satelit, i cili është një instrument super i ndjeshëm, ishte në gjendje të kapte çrregullimin teksa kalonte nëpër të çarat e holla të ajrit, ende të pranishme rreth 255 km largësi nga Toka.
Vëzhgimi është publikuar në revistën Letrat e Kërkimeve Gjeofizike, transmeton TCH.
Ka qenë e njohur prej kohësh se tërmetet e fuqishme gjenerojnë valë akustike me frekuencë tepër të ulët, apo infravalë, një tip lëkundjeje e thellë me frekuencë më të ulët se ato që kapen nga veshi i njeriut.
Por, asnjë anije kozmike në orbitë nuk ka pasur mundësi ta regjistrojë atë deri në vitin 2011.
Kemi parë për këtë sinjal përpara ca kohësh, me satelitë të tjerë, por nuk kemi gjetur gjë. Mendoj se nevojitet një instrument jashtëzakonisht i mirë, tha doktor Rune Floberghagen nga Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA).
Instrumentet e satelitit Goce janë pothuajse 100 herë më të ndjeshme se çdo instrument i mëparshëm dhe kapëm një valë zanore, jo 1 herë, por 2. Vala kaloi përmes ajrit mbi Paqësor dhe mbi Evropë, tha menaxheri i misionit për BBC.








