ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Përfitimet shëndetësore nga shtrydhja e pemëve dhe perimeve

Publikuar: 10.03.2013 - 13:13

Për disa mund të jetë vetëm ves kalimtar , por shtrydhja e përditshme e pemëve dhe perimeve ende mbetet një nga mënyrat më të mira për marrjen e përbërësve të freskët dhe me vlerë ushqyese. As dobitë afatshkurtra të shtrydhjes së lëngjeve nuk janë për t’u hedhur, sepse përfshijnë nivelin e rritur të energjisë dhe pushimin e organeve tretëse, derisa në mes përparësive afatgjate shëndetësore hyn preventiva e sëmundjeve kronike, që do të thotë që me konsumimin e përditshëm të lëngjeve të pemëve dhe perimeve mund të zgjasni jetën.

Pesë mënyra me të cilat lëngjet mund t’u shpëtojnë me të vërtetë jetën:

1.    Shërojnë zorrët

Mosfunksionimi gastrointestinal është një nga sëmundjet më të shpeshta kronike nga e cila vuajnë njerëzit të ekspozuar stilit modern të jetës. Mjekësia zakonisht ofron ilaçe për lehtësimin minimal të simptomave. Megjithatë një nga trajtimet më efikase shëruese për tretjen dhe çrregullimet e zorrëve janë lëngjet natyrale të pemëve dhe perimeve, të cilat jo vetëm që ndihmojnë të eliminohen toksinat e dëmshme, por edhe bakteret nga zorra e trashë, por ndihmojnë edhe në shërimin e indit të dëmtuar ose plagëve që mund të jenë të pranishme. Provoni tri javë të pini vetëm lëngje nga perimet e freskëta dhe do të përjetoni dobi të jashtëzakonshme. Nëse nuk ju pëlqen shija, shtoni mollë ose portokall në lëng.

2.    Largojnë mungesën e materieve ushqyese

Shumë sëmundje kronike janë pasojë direkte e mungesës së materieve ushqyese, edhe pse kjo mungesë shumë lehtë dhe shpejt mund të rregullohet me lëngjet e freskëta. Meqenëse ato ofrojnë burime të tretshme lehtë të shumë vitaminave, mineraleve dhe materieve të tjera ushqyese, lëngjet e freskëta janë një nga mënyrat më të thjeshta që të shmanget zhvillimi i sëmundjeve të zemrës, dështimi i organeve, kanceri dhe problemet e tjera shëndetësore që mund të çojnë deri te vdekja e parakohshme. Lëngjet e dendura më të pasura me enzima pini ngadalë.

3.    Vrasin qelizat e kancerit

Lëngjet e freskëta janë një nga mënyrat më të lehta dhe efikase që në mënyrë natyrale të shmanget zhvillimi i kësaj sëmundjeje pandemike. Shumë studime shkencore kanë treguar që materiet ushqyese në, për shembull, lakër, brokoli, selino, karota dhe mollë mund të parandalojnë rritjen dhe përhapjen e qelizave të kancerit në tërë trupin. Lëngjet e freskëta përmbajnë doza të koncentruara të këtyre materieve ushqyese të cilat kanë efekt kundër kancerit, dhe kështu janë terapi shumë më efektive sesa përtypja e pemëve dhe perimeve të njëjta (zakonisht nuk do t’i kishit ngrënë kaq shumë).

“Lëngu i freskët është mjet efikas në luftën kundër kancerit sepse përmban fitokimikate dhe vitamina në formën në të cilën trupi i absorbon më lehtë”, pranojnë ekspertët nga Stanford Cancer Institute.

4.    Do të humbni në peshë

Nëse e keni problem të largoni kilogramët e tepërt, shtrydhja e lëngut të freskët mund t’ju ndihmojë që të dobësoheni. Trashja është shkaku i sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2, sëmundjes së mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit, dhe e gjithë kjo mund të shmanget me pirjen e lëngut të freskët.

5.    Përmirëson disponimin

Sëmundjet mentale janë gjithnjë e më të pranishme, ndërsa shkaku është shpesh i panjohur. Konsiderohet që shumë çrregullime të disponimit kanë rrënjën në mungesën e përbërësve ushqyes.

“Vitaminat veprojnë si agjentë katalitik në trup, ndihmojnë të përshpejtohen proceset kimike jetike për mbijetesën dhe funksionimin e trurit”, shpjegon dr. Hyla Cass në librin “St. John's Wort: Nature's Blues Buster”.

“Mungesa e vitaminave ndonjëherë mund të manifestohet si depresion. Fatmirësisht, kur shtohen shtesat e ushqimit dhe bëhet lëngu nga pemët dhe perimet e shtrydhura, vjen deri te kthesa,” pohon dr. Cass.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CI kthjellėt
Tiranė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell