ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Bateritë elastike

Publikuar: 03.03.2013 - 13:48

Ekipi i hulumtuesve nga Universiteti Illinois i udhëhequr nga profesori John Rogers, ka arritur të krijojë baterinë e cila jo vetëm që është fleksibile por edhe mund të zgjatet deri tri here më shumë se madhësia origjinale, ndërsa furnizohet pa tela.

Çelësi i fleksibilitetit fshihet në shfrytëzimin e të ashtuquajturve ishuj për ruajtjen e energjisë dhe lidhjeve të telave me formë gjarpërore të integruara në polimerin i cili mundëson mbështjelljet derisa energjia ruhet – mbetet e ruajtur në ishujt e sipërpërmendur për ruajtje. Telat e shtrirë në formë të germës “S” i lidhin dhe i mbajnë bashkë, siç mund të shihet edhe nga fotot.

Telat e shtrirë në këtë mënyrë mund të tërhiqen apo zgjaten në të njëjtin parim si edhe fijet polimerike, pa stres dhe mundësi të këputjes qoftë gjatë tërheqjes apo zgjatjes qoftë gjatë kthimit në formën fillestare. Dhe kjo gjë mund të përsëritet pa kurrfarë pasojash.

Mbushja pa tela mundëson që polimeri në tërësi të mbulojë të gjitha komponentët e baterisë, duke i mbrojtur nga dëmtimet (p.sh. kontakti me lëngje). Edhe pse deri më tani është zhvilluar vetëm prototipi dhe duhen akoma shumë hulumtime që kjo bateri të arrijë në stadin e përdorimit komercial (më së shumti ka të bëjë me faktin që tani për tani duron vetëm rreth 20 mbushje), kur të zhvillohet përfundimisht bateria do të jetë ideale për pajisjet e bazuara në ekranet fleksibile dhe për elektronikën fleksibile në përgjithësi.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CI kthjellėt
Tiranė 13°CI kthjellėt
Shkup 14°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°C
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme