ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Koreja Veriore lejon internetin mobil

Publikuar: 03.03.2013 - 12:26

Koreja Veriore më së largu prej 1 marsit do t’u lejojë të gjithë atyre që vizitojnë këtë shtet të kenë qasje në Internet nga telefonat e tyre të avancuar dhe pajisjeve tjera mobile të cilat i kalojnë përtej kufirit – kjo përfshin qasje në Twitter, Skype dhe shërbimet tjera për komunikim me pjesën tjetër të botës. Për këtë projekt është angazhuar Koryolink, kompania e telekomunikimit nga Koreja Veriore e cila në bashkëpunim me telekomin egjiptian “Orascom Telecom Holding” do të ofrojë shërbimet e qasjes në rrjetet mobile 3G.

Ky vendim po ashtu nënkupton edhe heqjen e ndalesës së deritashme për të huajt që në Korenë Veriore të fusin telefonat e tyre mobilë dhe të shfrytëzojnë SIM kartelat e Koryolink.

Por, liria e qasjes pa tela në internetin global, gjegjësisht web sajtet ndërkombëtare, nuk aplikohet akoma për vetë banorët e Koresë së Veriut, edhe pse ata do të mund të shfrytëzojnë disa shërbime të caktuara, si dërgimi i SMS-ve dhe MMS-ve dhe video bisedat.

Duket që ky hap i këtij vendi të izoluar është rezultat i lobimit kushedi çfarë të CEO të Google, Eric Schmidt, i cili muajin e kaluar gjatë vizitës në Korenë Veriore kishte matur IT pulsin e këtij vendi, përkundër kundërshtimeve nga qeveria amerikane.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 20°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°C
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme