Softveri malinj po bëhet gjithnjë e me inteligjent

Artikujt tjerė
- Sidney vishet me ngjyra
- Avioni Solar Impulse kaloi 1500 kilometra pa u ndalur
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
Në raportin e vet lidhur me kërcënimet kompjuterike në çerekun e katërt të vitit të kaluar McAfee thekson që gjithnjë e më shumë organizata po bëhen cak i sulmeve kompjuterike gjithnjë e më inteligjente.Numri i kuajve trojanë të cilët kanë për qëllim vjedhjen e passwordëve është rritur për 72 për qind në çerekun e kaluar. Disa nga këta trojanë janë pjesë e sulmeve të përshtatura për organizata të caktuara, ndërsa të tjerët janë trojanë standardë të cilët sulmojnë të gjithë kompjuterët.
Po ashtu theksohet rritja e madhe e sulmeve të sigurisë në fusha të reja të ndryshme, si fabrika, korporata, agjenci qeveritare dhe pajisjet të cilat i ndërlidhin.
Softveri malinj mobil po ashtu është në rritje të madhe, gjegjësisht McAfee në vitin e kaluar ka zbuluar 44 herë më shumë softver malinj mobil se një vit më parë. Në rritje janë edhe webfaqet e Internetit me përmbajtje malinje, dhe ato po shfrytëzohen gjithnjë e më shumë në vend të kompjuterëve të infektuar (botnetëve) për përhapjen e përmbajtjeve malinje.









