ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Sony mendon për Firefox OS

Publikuar: 02.03.2013 - 22:03

Pas informatave që Mozilla ka zgjeruar numrin e partnerëve të cilët do të ofrojnë pajisjet e bazuara në sistemin operativ Firefox, përfshirë LG dhe Huawei, tani edhe Sony ka bërë të ditur që është i interesuar për potencialin që ofron kjo platformëHTML5.Lajmi vjen si pjesë e paralajmërimit që operatori i telekomit Telefonica do të ketë në ofertë Sony Xperia Z dhe Xperia Tablet Z në disa tregje të caktuara, ndërsa përfaqësuesi i Sony Mobile në MWCka deklaruar që këto dy kompani do të bashkojnë resurset për hulumtim dhe zhvillim të pajisjeve me Firefox OS, duke theksuar që mund të pritet që pajisjet e para të lansohen vitin e ardhshëm.

Pajisjet e para me platformën FirefoxOS janë paralajmëruar nga ZTE dhe Alcatel dhe pritet të paraqiten gjatë verës, ndërsa oferta e pajisjeve kryesisht do të fokusohet në segmentin e poshtëm dhe në tregjet në zhvillim.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell