Rrushi në shërbim të shëndetit

Artikujt tjerė
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
- Aeroplani-veturë arrin së shpejti
- Depresioni dyfishon rrezikun e insultit tek gratë mbi 45 vjeç
Rrushi vjen në madhësi, forma dhe shije të ndryshme. Rrushi i zi përdoret për prodhimin e verës së kuqe, e cila është një nga pijet më të shëndetshme, sepse përmban resveratrol, i cili nuk gjendet në verën e bardhë. Resveratroli ka efekt antikacerogjen, antiinflamator dhe antivirusal dhe po ashtu parandalon shfaqjen e parakohshme të shenjave të plakjes.
Farat e rrushit janë të pasur me flavonoide të cilat janë të shkëlqyeshme për luftën kundër shumë sëmundjeve, prandaj gjatë përgatitjes së lëngut nga rrushi shfrytëzoni edhe farat.
Vlera ushqyese. - Rrushi është burim i pasur me vitamina A, B1, B2, B6 dhe C. Po ashtu përmban sasi të madhe të flavonoideve, të cilat më së shumti janë të pranishme në rrushin e zi. Është burim i shkëlqyeshëm i mineraleve të kalciumit, klorit, bakrit, fluorit, hekurit magnezit, manganit, fosforit, kaliumit, silicit dhe squfurit.
Lëkura e rrushit përmban beta karoten dhe likopenë dhe fitonutrientet siç është resveratroli. Farat kanë efekt antioksdidativ, të cilat mbrojnë trupin nga radikalet e lira dhe nxisin rritjen e qelizave të reja.
Mpiksjet e gjakut. - Lëngu i rrushit mund të parandalojë krijimin e mpiksjeve të gjakut dhe përmirëson qarkullimin.
Vepim antiinflamator. - Veprimi antiinflamator i rrushit parandalon krijimin e proceseve të ndryshme inflamatore, lehtëson simptomat e astmës, reumës dhe gihtit (artritit urik).
Arteroskleroza. - Resveratroli është i shkëlqyeshëm për ruajtjen e shëndetit të mureve të artereve, parandalon fryrjen e tyre dhe mbledhjen e pllakave në artere.
Fshikëza. - Parandalon krijimin e gurëve të veshkave dhe nxit trupin për t'u liruar nga gurët dhe përmirëson urinimin duke nxitur sistemim urinar për t'u liruar nga toksina.
Kanceri. - Rrushi është i mbushur me antioksidantë të cilët parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.
Kapsllëku. - Lëngu i rrushit ka efekt të lehtë laksativ. Gjatë ditës pini rreth 200 ml lëng të rrushit për të nxitur punën e sistemit tretës.
Sytë. - Flavonoidet në mënyrë të suksesshme ruajnë shëndetin e syve dhe parandalojnë krijimin e sëmundjeve të syve të shkaktuara me plakje.
Zemra. - Rrushi do të forcojë zemrën, rregullojë punën e saj, parandalojë krijimin e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër. Për të mbrojtur zemrën tuaj, hani rrush çdo ditë.
Mëlçia. - Prania e mineraleve të ndryshme do të nxisë lirimin e mëlçisë nga toksinat dhe do të përmirësojë punën e saj.
Lëkura. - Lëngu i rrushit do të pastrojë lëkurën nga ndotësitë, do të largojë vajin e tepërt, do ta qetësojë dhe reduktojë praninë e akneve.
Këshillat për konsumim. - Rrushi është nga ushqimet të cilat fatkeqësisht janë të mbushura me pesticide, prandaj do të ishte mirë që të hani rrush të kultivuar organikisht.
Rrushin mund ta pastroni ashtu që e zhytni në tretjen e ujit me uthull molle dhe ta lëni të qëndrojë 10 deri 15 minuta dhe pastaj ta shpërlani.







