ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Sony: PlayStation 4 nuk bllokon lojërat e shfrytëzuara

Publikuar: 27.02.2013 - 18:36

Ka pasur mjaft debate së fundi rreth informatës që Xbox konzola e ardhme e Microsoftit do të bllojë lojërat e shfrytëzuara. Në tërë këtë rrëfim u përzie edhe drejtori financiar i kompanisë GameStop i cili kishte thënë që 60 për qind e shfrytëzuesve u kishin thënë që nuk do të blenin konzolën next-gen nëse kjo do të nënkuptonte që nuk mund t’i luajnë edhe lojërat e shfrytëzuara, gjegjësisht lojërat e “dorës së dytë”. Tani edhe Sony pas konferencës së vet ku prezentoi konzolën e re PlayStation 4 u deklarua për këtë punë. Dhe për të qetësuar lojtarët u kujdes kryetari i Sony Worldwide Studio, Shuhei Joshida, i cili tha për Eurogamer që PlayStation 4 nuk do të bllokojë lojërat e shfrytëzuara: “Shfrytëzuesit blejnë formën fizike, ata duan ta shfrytëzojnë gjithandej, apo jo?”. Ka shumë gjëra të panjohura akoma për konzolën e re të Sonyt, por të paktën kjo çështje tashmë është zgjidhur në mënyrë pozitive. Mund të merrni frymë lirisht...

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 36°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell