Asteroidi sot do t'i afrohet Tokës

Artikujt tjerė
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
Passadena, 15 shkurt - Një asteroid me një madhësi sa gjysma e një fushe të futbollit, do t'i afrohet Tokës gjatë orëve të vona të së premtes. Shkencëtarët këtë e kanë quajtur si fluturimi më i afërt i bërë ndonjëherë nga një objekt i një mase të tillë.
NASA ka bërë të ditur se asteroidi do të kalojë rreth 27 mijë kilometra afër sipërfaqës së tokës.
Edhe pse asteroidi 2012DA14 është objekti më i madh ndonjëherë që ka kaluar kaq afër Tokës, shkencëtarët kanë thënë se nuk ka ndonjë shans që të ketë ndonjë ndikim në Tokë.
Asteroidi me një diametër prej 50 metrash, pritet që distancën më të afërt me Tokën ta ketë rreth orës 20 e 45 sipas zonës qendrore. Vendi ku do t'i afrohet më së afërmi Tokës do të jetë Oqeani Indian.
Vendet më të mira për t'u parë ky asteroid do të jenë Evropa Lindore, Australia dhe Azia.








