ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Bebet mund të lexojnë mendimet tuaja

Publikuar: 06.02.2013 - 16:28

Bebet dhe fëmijët deri në 18 muaj mund të dinë se çfarë mendojnë njerëzit, pohojnë hulumtuesit.

Në hulumtim kanë vëzhguar fëmijët nga zonat rurale të Kinës, Ekuadorit dhe Fixhit dhe është zbuluar se si ata kanë mundësinë e shikimit të botës nga perspektiva të tjera shumë më herët sesa është menduar.

Në hulumtimet e mëhershme është theksuar se si fëmijët fitojnë aftësinë për të bashkëndier vetëm në mes vitit të katërt dhe shtatë të lindjes. Por në studimin e ri është zbuluar se si fëmijët nga vendet e ndryshme e zhvillojnë atë ndjenjë në vite të ndryshme.

Ekipi nga universiteti “California” ka kryer testin e detyrave kognitive për bebet. Në versionin klasik të testit personi më i vjetër hyn në dhomë dhe fsheh ndonjë subjekt, dhe pastaj vjen personi tjetër, i cili merr atë subjekt dhe e fut në xhep. Pas kësaj në dhomë hyn personi i parë dhe hulumtuesit pyesin beben se ku e ka fshehur ai person objektin.

Qëllimi i këtij testi ka qenë të shihet nëse fëmijët e kanë të zhvilluar teorinë e mendjes në kuptimin e mundësisë për të kuptuar perspektiven e njerëzve të tjerë.

Fëmijët nga vendet e Perëndimit në mes katër dhe shtatë vjeç zakonisht kanë dhënë përgjigje të saktë, por fëmijët nga vendet e tjera përgjigjet i kanë dhënë në mosha të ndryshme. Gjatë hulumtimit janë përcjellë lëvizjet e syve te fëmijët dhe lidhja e dallimeve kulturore me përparimin kognitiv.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 91 fëmijë të moshës prej 19 muajsh deri pesë vjeç nga tri bashkësi në Kinë, Fixhi dhe Ekuador. Testi është xhiruar me kamerë. Në xhirime shihet se si fëmijët automatikisht pas pyetjes “ku e ka fshehur personi objektin” shikojnë në drejtim të vendit ku ka qenë subjekti.

Hulumtimet tregojnë që fëmijët e zhvillojnë këtë lloj të aftësisë së leximit të mendimeve shumë më herët sesa është menduar dhe që vitet kur e demonstrojnë atë aftësi dallojnë nga kultura në kulturë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CI kthjellėt
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 22°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell