ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Ushtria amerikane zhvillon pajisje elektronike vetëshkatërruese

Publikuar: 03.02.2013 - 15:47

Agjencia amerikane për zhvillimin e teknologjive të avancuara mbrojtëse (DARPA) ka bërë të ditur që dëshiron të zhvillojë teknologjinë e cila do të pamundësonte që pajisja e ushtarëve amerikanë të bjerë në dorë të armikut. Programi hulumtues quhet Vanishing Programmable Resources – VAPR dhe ka për qëllim shkatërrimin apo dezintegrimin e pavarur të pajisjeve elektronike në tokë. Para shpërbërjes, pajisjet do të funksiononin sikurse edhe ato konvencionale.

Kur aparatet të mos nevojiten më ose kur mbesin në fushëbetejë dhe nuk mund të posedohen më, shpërbërja apo shkatërrimi i tyre aktivizohet përmes kontrollit nga largësia nga qendra komanduese ose kur arrihen disa parakushte të caktuara natyrore – ta zëmë, shpërbëhen në një temperaturë të caktuar. DARPA tashmë ka demonstruar pajisje elektronike biologjikisht kompatibile për trajtimin e lëndimeve dhe plagëve të cilat treten në ujë ose tretje tjera.

Kjo Agjenci i fton ekipet, institucionet, organizatat dhe individët e interesuar në konferencën e cila do të mbahet më 14 shkurt, dhe ku do të bisedohet për idetë për zhvillimin e teknologjisë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 33°CI kthjellėt
Prishtinė32°C
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°C