Facebook nesër mbush 9 vjet

Artikujt tjerė
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
- Aeroplani-veturë arrin së shpejti
- Depresioni dyfishon rrezikun e insultit tek gratë mbi 45 vjeç
- Në Mars bien mbi 200 asteroide në vit
Rrjeti më i popullarizuar shoqëror, Facebook, është themeluar më 4 shkurt nga ish-studenti i Harvardit Mark Zuckenberg. Në fillimet e tij Facebook ishte i dedikuar vetëm për studentët e Harvardit, të cilët nëpërmjet këtij rrjeti kanë mundur të komunikojnë ndërmjet veti dhe të këmbejnë informata.
Më vonë Harvardit iu bashkuan edhe fakultete dhe shkolla të mesme të tjera, për tu bërë sot rrjeti shoqërorë më i vizituar në botë.
Sot, Facebook paraqet edhe burimin e madh, thuaja të pafund të informacionit. Thuaja asnjë grumbullim, i vogël apo i madh, qoftë koncert, ekspozitë, premierë filmi, mbrëmje mature, apo edhe ndonjë ndeje në kafenenë lokale nuk mund të kalojë pa eventin e ashtuquajtur në Fejs, siç e quajnë shkurt gjeneratat e reja.
Me mbi një miliard shfrytëzues aktivë paraqet burim të pafund të të dhënave edhe për përfaqësues të medieve, të cilët nëpërmjet këtij rrjeti përcjellin të gjitha ndodhitë brenda dhe jashtë vendeve të tyre.







