Zbulohen neuronet e përkëdheljeve

Artikujt tjerė
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
- Në Kamboxhia zbulohet një qytet i lashtë
- Si të ruhesh nga përgjimi në internet
- Më 23 qershor Hëna shfaqet më e plotë dhe më e madhe se zakonisht
- Krijohet një mikroorganizëm që vret kancerin
- Airbus 350 kreu fluturimin e tij të parë
- Për katër dekada, 30 milionë automjete Golf
- Qeveria amerikane kërkon nga Facebook të dhënat e përdoruesve
- Google shpërndan internet me balona
- Ja disa këshilla se si të shmangni helmimet me ushqim gjatë verës
Ekzistojnë dhe janë identifikuar neuronet e përkëdheljeve, ose qelizat nervore të specializuara në njohjen e prekjes dhe gjithçka tjetër që ndihmon në perceptimin e kënaqësisë.
Zbulimi është bërë tek minjtë nga një grup studiuesish të koordinuar nga Instituti i Teknologjisë së Kalifornisë, që e ka publikuar në revistën Nature.
Prekja me delikatesë e lëkurës, siç ndodh me përkëdheljen, nis një seri stimujsh që përkthehen në tru si ndjenjë kënaqësie.
Mekanizmat neurale të këtij zinxhiri janë identifikuar për herë të parë tek minjtë dhe sipas studiuesve, mund të jenë njësoj tek njerëzit dhe gjitarët.
Identifikimi është bërë i mundur përmes një teknike analizash të bazuar në shprehjen e një proteine specifike, që ka mundësuar lokalizimin e neuroneve që ndizen nga përkëdhelitë.
Zbulimi mund të ndihmojë në zhvillimin e substancave që janë në gjendje të aktivizojnë këta motorë specifikë të kënaqësisë, për të luftuar gjendjen e ankthit.






