Vallëzimi më i shëndetshëm është tango

Artikujt tjerė
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
Tango është i mbushur me përqafime, të cilat krijojnë iluzionin e një marrëdhënieje të dashurisë, prandaj me të madhe përdoret për qëllime terapie.
Tango është vallëzim, i cili është një kënaqësi që shijohet edhe për shikuesit, ashtu si edhe për vetë valltarët, të cilët mbështeten në njëri-tjetrin dhe mbahen në përqafim, gjë që krijon iluzionin e marrëdhënies së dashurisë. Pikërisht për këtë arsye ekspertët besojnë që tango është vallëzimi më i shëndetshëm dhe më i veçantë për shkak të nxitjes së ndjenjave, të cilat nuk mund ti nxisë asnjë tjetër.
Afërsia e domosdoshme për vallëzimin e tangos mundëson efekte terapike në personat që
ndihen se nuk i do askush, të lënë dhe të vetmuar, ndërsa pacientët pas vallëzimit ndihen më mirë dhe përparojnë më lehtë në shërimin e vet.
Vetëm një orë vallëzim në ditë redukton halucinacionet e të sëmurëve psikikë, i fokuson më mirë dhe u jep koncentrim, të cilin përndryshe nuk e kanë, ndërsa në veçanti efekte të mira ka në personat më të vjetër të vetmuar.
Sigurisht, paramendojeni se sa efekte pozitive tango ka tek personat e shëndetshëm, të cilëve u ndihmon të sekretojnë më shumë hormone të kënaqësisë, duke sjellë disponim dhe shëndet më të mirë.
Prandaj në vend që të shikoni Dancing with the Stars, shpejtoni Të mësoni tango së bashku me partnerin ose partneren dhe shijojeni bashkë.









