BE-ja bashkëpunon me teknologjinë për reduktimin e papunësisë

Artikujt tjerė
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
- Aeroplani-veturë arrin së shpejti
Sipas Reuters, Komisioni evropian ka bërë marrëveshje me Alcatel-Lucent, ARM, Cisco, Hewlett Packard,Nokia, SAP, Telenor dhe disa kompani tjera telekomunikacioni dhe teknologjie me qëllimin e mbushje së 700.000 vendeve të punës në sektorin teknologjik.
Duke e quajtur këtë koalicion të madh, përfaqësuesja e BE-së për telekomunikim, Neelie Kroes, ka deklaruar se si kompanitë janë angazhuar të ofrojnë pajisje, mësime pa pare në internet dhe të financojnë startup kompani. Bashkimi Evropian dëshiron të nxisë rritjen ekonomike, konkurrencën dhe reduktojë papunësinë, e cila është rritur në Bashkimin Evropian në gjithsej 26.1 milionë, respektivisht 10,7 për qind të popullatës të aftë për punë.
Nga ana tjetër, vendet e lira të punës në sektorin teknologjik mbushen me vështirësi sepse ata që kërkojnë punë nuk kanë kualifikimin e duhur, kanë kualifikime që nuk janë të njohura në Bashkimin Evropian, ose nuk flasin anglisht.






