Superushqimi për vitin e ri të shëndetshëm

Artikujt tjerė
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
- Në Kamboxhia zbulohet një qytet i lashtë
- Si të ruhesh nga përgjimi në internet
- Më 23 qershor Hëna shfaqet më e plotë dhe më e madhe se zakonisht
- Krijohet një mikroorganizëm që vret kancerin
- Airbus 350 kreu fluturimin e tij të parë
- Për katër dekada, 30 milionë automjete Golf
- Qeveria amerikane kërkon nga Facebook të dhënat e përdoruesve
- Google shpërndan internet me balona
- Ja disa këshilla se si të shmangni helmimet me ushqim gjatë verës
Shijoni orizin e zi, ujin e kokosit, kajsitë, elbin dhe ushqimet tjera të shkëlqyeshme dhe do të jeni të shëndetshëm dhe të bukur gjatë tërë vitit.
Viti i Ri tashmë ka filluar dhe me siguri shumica nga ne kanë marrë vendimin për t'u ushqyer shëndetshëm dhe të ushtruar më shumë. Këto vendime nuk kanë nevojë të jenë vetëm të mundimshme, shkaku i të cilave shumë shpejt do të heqim dorë, por edhe të na bëjnë jetën më të mirë më ushqime të shijshme, por të shëndetshme. Nuk ka arsye që në ushqimin tuaj të mos përfshini edhe disa nga ushqimet e supershëndetshme.
Orizi i zi. - Dikur kanë mundur ta hanë vetëm pjesëtarët e fisnikërisë kineze, ndërsa sot konsiderohet superdrithë e llojit të vet. Mbron nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe është i mbushur me antioksidantë.
Vishnjat. - Përmbajnë melatoninë, kimikatin me ndihmën e të cilit truri ynë na vë në gjumë në mbrëmje. Janë ideale për udhëtarët e avionëve, të cilëve u pengon ndryshimi i zonës kohore dhe për atë që kanë gjumë të çrregullt.
Kokrrat e kafesë. - I tërë fruti, jo vetëm kokrra. Përmbajnë sasi të pabesueshme antioksidantësh.
Qumështi i kokosit. - Kjo është superpija e vitit, lëngu më i pastër pas pirjes klasike të ujit. Njerëzit mendojnë gabimisht që është i mbushur me kalori, por kjo nuk është aq e saktë në një gotë më të madhe ka rreth 60.
Çokollata e papërpunuar. - Çokollata e cila është e përpunuar minimalisht përmban sasi të mëdha antioksidantësh, është e pasur me magnez, i cili është i rëndësisë për shëndetin kardiovaskular.
Elbi. - Duke iu falënderuar fibrave do të ruajë nivelin e sheqerit në gjakun tuaj në normale, do të përmirësojë tretjen dhe shëndetin e zemrës. Është i pasur me beta-glukan, i cili eliminon kolesterolin e dëmshëm nga trupi ynë dhe vitaminën B3, respektivisht niacnininën e cila po ashtu redukton nivelin e kolesterolit.
Gështenja. - Ka më së paku kalori në mesin e "kushërinjve" të saj dhe është e pasur me vitamina B6 dhe C. Ushqim ideal dimëror. Përmban shumë hekur, fibra dhe magnez.
Kajsitë. - Janë përplot me beta-karoten i cili është i shkëlqyeshëm për sytë dhe lëkurën, forcojnë imunitetin dhe eliminojnë radikalet e lira.
Kërpudhat e bardha. - Janë të pasura me kalium, i cili është i mirë për normalizimin e tensionit të gjakut dhe selenit, i cili në bashkëpunim me vitaminën E mbron qelizat trupore. Niveli i kalorive është shumë i ulët, ndërsa kanë veprim hidratues.







