Pilula domate redukton rrezikun nga sulmi në tru dhe zemër

Artikujt tjerė
- Sidney vishet me ngjyra
- Avioni Solar Impulse kaloi 1500 kilometra pa u ndalur
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
Pilula e quajtur Ateronon përmban kimikatin e njohur si likopenë, për të cilën është vërtetuar që zhbllokon arteret dhe paraqet një nga përbërësit më të shëndetshëm të domates.
Hulumtimet e detajuara kanë treguar që ky ilaç natyral ulë tensionin e gjakut dhe përmirëson qarkullimin. Hulumtuesit besojnë që pilula mund të zvogëlojë pasojat e sëmundjeve të zemrës, rrezikun nga sulmi në tru dhe zemër dhe shanset për kancer.
Likopena është modifikuar ashtu që gjaku e absorbon më lehtë, sesa do të ishte rasti gjatë konsumimit të likopenës natyrale nga domatja.
Mendojmë që këto rezultate janë lajm i mirë dhe potencialisht shumë të rëndësishme, por duhet ti hulumtojmë ende për të vërtetuar nëse ndikojnë edhe te reduktimi i numrit të sulmeve të zemrës ose trurit, ka thënë Ian Wilkinskon, drejtori i Universitetit Cambridge.
Rezultatet e hulumtimit dymujor kanë treguar që pilula ka ndihmuar punën më të mirë të qelizave të enëve të gjakut.
Qelizat janë bërë të ndjeshme ndaj monoksidin e azotit, gazit, i cili tek njerëzit e shëndetshëm zgjeron enët e gjakut dhe forcon qarkullimin e gjakut gjatë ushtrimeve.
Shkencëtarët kanë shpikur pilulën, që të mund ta përdorin pacientët, të cilët nuk mund të marrin ilaçe të cilat ulin kolesterinën dhe besojnë që ka efekte të mira për shëndetin.
Likopena e modifikuar me të vërtetë ka efekt në funksionin e entodelit, mund të ketë efekte pozitive në gati secilin proces inflamator dhe artrit e diabet. Ndoshta është shumë herët të thuhet, por ne mendojmë që mund të ngadalësojë edhe zhvillimin e qelizave kancergjene, ka thënë David Fitzmaurice, profesor i mjekësisë klinike në Universitetin e Birmingham.







