ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

T-Force Alpha Plus: trance sintisajzer pa pagesë për Windows

Publikuar: 15.01.2013 - 10:26

Nëse sapo keni filluar të merreni me kompresimin dhe produksionin e muzikës apo thjesht jeni në kërkim të audio shtesave pa pagesë, kjo do të jetë e mirëseardhur për ju: Alpha Plus eshtë instrument virtual për krijimin e muzikës elektronike, që mund të merret nga adresa http://www.mastrcode-music.com/main.php?cat=8/.



Ky sintisajzer është kryesisht i orientuar për tingujt trance, por me pak konfigurim dhe luajtje me filtrat mundësitë janë të pakufizueshme për shkak të tonit kualitativ të cilin e jep. Si zakonisht, Alpha Plus mund të filloni ta shfrytëzoni duke e vendosur .dll fajllin e tij në folderin VST të programit tuaj për produksion muzikor.

Kërkesat minimale për këtë plugin janë:

- Pentium 3/Athlon XP;

- 128 MB RAM;

- Windows XP;

- Plugini tani për tani është në disponim vetëm në versionin 32-bitësh, që do të thotë që nuk është e sigurt nëse do të punojë me programet 64-bitëshe për kompozim.

Licenca e Alpha Plus ua lejon që ta shfrytëzoni edhe për kompozim komercial të muzikës.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu