Vetëkontrolli nuk është gjithmonë i dobishëm

Artikujt tjerė
- Si të ruhesh nga përgjimi në internet
- Më 23 qershor Hëna shfaqet më e plotë dhe më e madhe se zakonisht
- Krijohet një mikroorganizëm që vret kancerin
- Airbus 350 kreu fluturimin e tij të parë
- Për katër dekada, 30 milionë automjete Golf
- Qeveria amerikane kërkon nga Facebook të dhënat e përdoruesve
- Google shpërndan internet me balona
- Ja disa këshilla se si të shmangni helmimet me ushqim gjatë verës
- Si ruhen ushqimet në frigorifer
- Udhëtimi përurues për Airbus 350
Është treguar që njerëzit temperamentë jetojnë mesatarisht dy vjet më gjatë se ata me natyrë të qetë.
Kur herën e ardhshme në një mjedis të sigurt ju vjen të ulërini dhe të zbrazni mendimet dhe emocionet e këqija nga vetja, bëjeni këtë gjë me kënaqësi të madhe dhe kështu kontribuoni në zgjatjen e jetës suaj, pohojnë shkencëtarët nga Universiteti gjerman Jena.
Rezultatet e hulumtimit kanë treguar që personat, të cilët kanë temperament më të theksuar, shprehen në mënyrë më eksplozive dhe largojnë emocionet negative, jetojnë mesatarisht dy vjet më gjatë se ata që janë të qetë.
Nga ana tjetër, është treguar që vetëkontrolli dhe vetëpërmbajtja mund të kenë pasoja shumë serioze në shëndetin psikik dhe fizik, thuhet në fund të hulumtimit të kryer në 6 mijë njerëz.
Ata që mbajnë gjithçka në vete kanë numër të rritur të rrahjeve të zemrës, çka me kalimin e kohës shkakton tension të lartë të gjakut dhe rritet rreziku nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës, madje edhe dëmtimi i veshkave.
Rrezik më të madh nga zhvillimi i sëmundjeve të ndryshme kanë njerëzit të cilët gjithmonë sillen në mënyrë defansive, shmangin rreziqet dhe mbajnë gjithçka nën kontroll. Por, pasi që disiplina u sjell sëmundje, po ashtu u ndihmon edhe në përballimin dhe shërimin e sëmundjeve.








benhur15.01.2013/12:19
Kjo gje esht krejtesisht e gabuar sipas mendimit tim. Po te tregojm krejt agresivitetin qe kemi dhe nuk ta kontrollojm, at her duhet mu mbyt dhe hup njerzimi qe mendon me zemer