ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Tableti në vesh - Huawei Ascend Mate me ekran 6,1 inçësh

Publikuar: 14.01.2013 - 22:25

Ndoshta keni menduar që Galaxy Note 2 i Samsmungut i cili i takon kategorisë së telefonave e ka tepruar me madhësinë e ekranit të vet, por çfarë do të thoni pastaj për përgjigjen që vjen nga Huawei kinez? Kjo kompani e ka kuptuar seriozisht garën me madhësitë e ekraneve dhe ka prezentuar telefonin e avancuar me diagonale të ekranit prej 6,1 inçësh - Huawei Ascend Mate.

Për këtë pajisje ndoshta është pritur rezolucioni prej 1080p, por për fat të keq ka vetëm 1280 x 720 pixelë, ndërsa nën të gjendet procesori quad-core me 1,5 GHz, 2GB RAM dhe kamera 8-megapixelëshe. Në pjesën më të hollë të shtëpizës së diazjnuar bukur, trashësia arrin vetëm 6,5 milimetra, ndërsa kapaciteti i baterisë prej 4050 mAh me teknologjitë Quick Power Control dhe Automated Discontinuous Reception për kursim të baterisë do të duhej të mjaftojë për të gjitha nevojat e këtij aparati me sistem operativ Android 4.1. Ka të integruar edhe funksionin Magic Touch i cili mundëson shfrytëzimin e ekranit me dorëza, ndërsa në tregun kinez do të gjendet në shitje qysh në muajin e ardhshëm. Data e paraqitjes në tregjet tjera tani për tani nuk dihet.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°CShi i lehtė
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell