Samsungu prezenton OLED TV-në e parë me ekran të shtrembër

Artikujt tjerė
- Si të ruhesh nga përgjimi në internet
- Më 23 qershor Hëna shfaqet më e plotë dhe më e madhe se zakonisht
- Krijohet një mikroorganizëm që vret kancerin
- Airbus 350 kreu fluturimin e tij të parë
- Për katër dekada, 30 milionë automjete Golf
- Qeveria amerikane kërkon nga Facebook të dhënat e përdoruesve
- Google shpërndan internet me balona
- Ja disa këshilla se si të shmangni helmimet me ushqim gjatë verës
- Si ruhen ushqimet në frigorifer
- Udhëtimi përurues për Airbus 350
CES-i i sivjetshëm është ndoshta një prej ngjarjeve më interesante në disa vitet e fundit, ku shumë prodhues kanë prezentuar risitë e tyre, por edhe idetë të cilat do të duhej të arrijnë në të ardhmen. Risitë nga bota e televizorëve janë përplot me pajisje me diagonale gjigante dhe rezolucion 4K, dhe në mesin e tyre, Samsungu ka përgatirur edhe diçka për efektin "WOOW.
Bëhet fjalë për OLED TV pajisjen e parë më ekran të shtrembër forma unike e të cilit u mundëson shikuesve disa përparësi shtesë. Ekrani prej 55 inçësh ofron kënde shumë më të mira shikimi, kontrast më të mirë dhe ngjyra më reale dhe më të theksuara, kurse sipas përfaqësuesve të Samsungut, ky është aparat i cili përvojën e shikimit e afron dukshëm kah IMAX-i. Tani për tani nuk ka detaje për specifikimet, kohën kur do të jetë në shitje dhe as çmimin, ndërsa hamendësohet që linja e parë e televizorëve të shtrembër do të mund të paraqitet kah fundi i vitit.






