Irani zhvillon softver inteligjent për censurim të rrjeteve sociale

Artikujt tjerė
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
Qasja në shumë sajte në Internet është e pamundësuar. Irani në disa raste ka tentuar ta ndalojë qasjen në shërbimet e Google për qytetarët e vet, ndërsa qysh moti është paralajmëruar nga shteti sajti për këmbim të video përmbajtjeve, si alternativë për YouTube. Irani tani është duke punuar në softverin inteligjent i cili do të duhej të censurojë rrjetet sociale. Facebook dhe Twitter në këtë shtet janë po ashtu të bllokuara, ndërsa disa individë në Iran megjithatë shfrytëzojnë VPN shërbimet për të pasur qasje në rrjetet sociale, edhe pse qasja nuk është aq e qartë dhe e lehtë edhe për çdo shfrytëzues mesatar. Në një të ardhme të afërt, të gjithë shfrytëzuesit e Internetit në Iran do të mund të kenë qasje në rrjetet sociale, por me përmbajtje të censuruar. I pari i policisë së Iranit, Esmail Ahmadi Mogadam, ka deklaruar që kontrolli inteligjent i rrjeteve sociale do të çonte deri te neutralizimi i pasojave negative, ndërsa anët pozitive do të mbetnin në dispozicion. Ai ka shtuar që është më mirë të filtrohen rrjetet sociale, se sa të ndalohen në tërësi.








