Apple përgatit iPhone mini

Artikujt tjerė
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
A po përgatitet iPhone mini? Analisti i Strategy Analytics, Nil Mauston, beson që po. Por cila është arsyeja. Mund të thuhet që Samsungu ishte fitimtar në këtë luftë të smartphonëve derisa Apple u radhit e dyta, ndërsa një situatë e tillë mund të vazhdojë edhe në vitin 2013, të paktën sipas pohimeve të CNET-it. Bazuar në të dhënat e mbledhura nga CNET, Mauston pret që Samsungu të ketë 33 për qind të tregut të smartphonëve gjatë këtij viti, që është një rritje në krahasim me 31 për qind sa kishte në vitin 2012. Në të njëjtën kohë hisja e Apple do të jetë 21 për qind në krahasim me 20 për qind të vitit të kaluar. Për të kthyer goditjen dhe për të krijuar një bazë më të gjerë të shfrytëzuesve, Apple planifikon që të lansojë një version më të vogël dhe më të lirë të iPhone i cili quhet iPhone mini, thonë analistët. Mauston pohon që nuk besoj që kjo do të ndodhë këtë vit, duke thënë që: Besojmë që APple do të publikojë iPhone mini në ndonjë moment në tri vitet e ardhshme për tiu përgjigjur kërkesave të miliona shfrytëzuesve prepaid anembanë botës, të cilët nuk mund tia lejojnë vetes një iPhone aktual.









