Portokajtë kundër kalorive të tepërta

Artikujt tjerė
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
Portokalli më së miri do të ndihmojë në detoksimin e organizmit dhe kthimin e tretjes në funksion të plotë pas sulmit të sheqerit dhe yndyrave gjatë festave të fundvidit.
Gjatë festave jeni mbushur me ëmbëlsira dhe delikatesa të ndryshme dhe e keni vështirë të merrni frymë, e lëre më të ecni? Për ndihmë mund t'i drejtoheni portokallit çudibërës, që në këtë kohë mund të gjendet në çdo hap me çmime të volitshme.
Keni nevojë për energji shtesë dhe diçka që do t'ua vërë në lëvizje tretjen, prandaj portokalli është zgjidhje ideale për shkak se ka me bollëk vitaminë C dhe fibra.
Problem i zakonshëm pas këtyre ditëve është tretja e ngadalshme e cila ka telashe për shkak të tërë atyre gjërave që i keni futur në stomak, dhe nuk ka shumë nutrientë dhe fibra ushqyese në vete. Keni nevojë për detoksikim, ndërsa portokalli është partner ideal për këtë detyrë të vështirë.
Një gjë e shkëlqyeshme tek këto pije është që përgatiten lehtë, veprojnë shpejt dhe në mënyrë jashtëzakonisht efikase, dhe mund ti përgatisni edhe në shtëpi.
Frape nga portokalli për detoksikim
- 2 portokaj
- një gotë jogurt
- një banane
- një lugë mjaltë
- një lugë lëng limoni
Të gjithat këto i vendosni në mikser, i përzieni dhe shijoni frapenë e shijshme dhe të shëndetshme
Lëngu i portokallit për detoksikim
- 4 portokaj
- një lugë mjalti
- një lugë lëng limoni
Për dallim nga pija e parë, për këtë nuk ju nevojitet asgjë përveç shtrydhëses për agrumet, ndërsa më të zotit mund ta shtrydhin portokallin dhe limonin edhe pa të. Mos e kulloni lëngun e portokallit, sepse do të mbeteni pa fibrat e çmueshme të frytit.









