Më 10 janar asteroidi Apophis kalon pranë Tokës

Artikujt tjerė
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
- Në Kamboxhia zbulohet një qytet i lashtë
- Si të ruhesh nga përgjimi në internet
- Më 23 qershor Hëna shfaqet më e plotë dhe më e madhe se zakonisht
- Krijohet një mikroorganizëm që vret kancerin
- Airbus 350 kreu fluturimin e tij të parë
- Për katër dekada, 30 milionë automjete Golf
- Qeveria amerikane kërkon nga Facebook të dhënat e përdoruesve
- Google shpërndan internet me balona
- Ja disa këshilla se si të shmangni helmimet me ushqim gjatë verës
Pranë tokës javën e ardhshme në distancë të sigurt do të kalojë asteroidi Apophis, për të cilin spekulohet që në vitin 2036 mund të godasë në planetin tonë.
Përveç këtij asteroidi, në vitin 2013, pranë planetit tonë do të kalojë edhe një dukshëm më i vogël se ky, si edhe dy kometa.
Të enjten, më 10 janar asteroidi Apophis, i pagëzuar sipas Zotit egjiptian të territ, do të kalojë pranë planetit tonë në distancë relativisht të largët (15 milionë kilometra), ndërsa astronomët e kanë ndërmend që me këtë rast të studiojnë trajektoren e tij për të parë nëse në ndonjë nga kalimet e ardhme mund të kërcënojë tokën, shkruan Deutsche Welle.
Ky asteroid i gjerë rreth 300 metra do të kalojë përsëri pranë tokës pas 16 vitesh (me 13 prill në vitin 2029) kur sipas disa përllogaritjeve do të jetë vetëm 30.000 kilometra afër, çka është më afër edhe se satelitet tanë të komunikimit. Në shkurt komiteti i OKB-së do të paraqesë rekomandimet e veta në lidhje me mbrojtjen nga kërcënimet nga gjithësia.
Po ashtu në fillim të këtij viti, më 10 mars, pranë nesh do të kalojë kometa Pan-STARRS, e cila duhet të jetë e dukshme me sy të lirë në hemisferën veriore, ndërsa ekspertët parashikojnë që pas vetes në qiell do të lë një bisht impresiv.
Kometa e dytë ISON do të kalojë më 28 nëntor rreth dy milionë kilometra larg nga dielli, ndërsa pritet që rreth diellit tonë, derisa akulli i kometës të shkrihet, të lë gjurmë të bardhë, të dukshme për syrin gjatë ditës.
Në këtë vit do të ndodhë një eklips unazor dhe një eklips i plotë i diellit. Eklipsi unazor, kur hëna gjendet saktësisht në mes tokës dhe diellit, por ashtu që të mos e mbulojë tërë diellin, por vetëm pjesën e tij qendrore, do të ndodhë në maj, por nuk do të jetë i dukshëm në Evropë,.
Hëna do të zë tërësisht diellin më 2 nëntor, ndërsa në mes vendeve tjera mund ta shohë dhe jugu i Evropës.
Agjencia hapësinore evropiane planifikon që në prill të lansojë tre satelitë, të cilat e përbëjnë misionin Swarm, të cilët duhen të bëjnë hulumtime deri tani të pamenduara të fushës magnetike të tokës. Ata presin për lansim tashmë një vit, për shkak të problemeve me raketat ruse të cilat duhen ti dërgojnë në orbitë.


ema06.01.2013/07:27
kuku per neve qka po tutna po e di se ska me ndodh se vec jon tu rrejt kurgjo te vertet sjon ka thojn

UNE05.01.2013/20:52
cka u bo me qat pamjen spektakulare qe na premtoj NASA per te ejten me shiun e meteorit.....?







Beqari06.01.2013/09:16
allahu e ka krejt boten ne dor ska hajr prej nases as prej kukrujna kurkush smundet me mbrojt token nga gjithsija perveq allahut