Dëshmia shkencore: Duhani nuk liron nga stresi

Artikujt tjerė
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
- Aeroplani-veturë arrin së shpejti
- Depresioni dyfishon rrezikun e insultit tek gratë mbi 45 vjeç
Londër, 4 janar Në kundërshtim me mendimin e përhapur që thithja e duhanit liron nga stresi, shkencëtarë kanë zbuluar se ish-duhanxhinjtë në fakt janë më pak nervozë sesa ata persona që ende konsumojnë cigare.
Çdo i pesti duhanxhi pohon që thith tymin e cigares për të qenë më pak nervoz, por nga vështrimi shkencor kjo nuk ka kurrfarë efekti.
Shkencëtarët kanë matur nivelin e shqetësimeve te 500 duhanxhinj, nga të cilët disa e kishin lënë duhanin, kurse të tjerët përpiqeshin pa sukses ta bëjnë këtë.
Rreth 70 për qind e duhanxhinjve që kanë pasur sukses tia dalin ta lënë duhanin për gjashtë muaj, kanë deklaruar se janë ndier shumë më të relaksuar pa thithejn e tymit të duhanit.
Për dallim nga këta, ata të cilët kanë provuar ta lënë duhanin por nuk ia kanë dalë, kanë deklaruar se janë në stres edhe më të madh sesa përpara.
Mendimi i rrënjosur që cigaret të ndihmojnë të relaksohesh tingëllon bindshëm, por është krejtësisht i pavërtetë. E vërtetat është krejtësisht e kundërt, kanë thënë hulumtuesit e Universitetit të Oxfordit për gazetën londineze Daily mail.






