Applikacioni iKosova Udhërrefyesi për Kosovë, i gatshëm per shkarkim

Artikujt tjerė
- Telefoni po i ul kokën shoqërisë
- Ateistë, 13 për qind e popullsisë së botës
- E pabesueshme, jashtëtokësorët që moti gjenden në Planetin tonë!
- Sidney vishet me ngjyra
- Avioni Solar Impulse kaloi 1500 kilometra pa u ndalur
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
iKosova Kosovo in your hands - Mbi 1 milion aplikacione në Apple App Store dhe Google Play Store. A keni pasur dëshirë që të ketë të paktë dy apo tri aplikacione që kanë të bëjnë me Kosovën? Kjo dëshirë ju është plotësuar, pasi që iKosova, që konsiderohet si udhërrëfyes turistike për Kosovën tashmë është lansuar në Play Store nga Google dhe shume shpejt do te jete i gatshem edhe ne AppStore per iOS.
iKosova është aplikacion i thjeshtë i krijuar nga tre zhvillues kosovarë, i cili përmban informacione të shumta mbi qytetet, vendet turistike dhe vendet akomoduese të Kosovës. Aplikacioni tregon listën e plotë të qyteteve të Kosovës, bashkë me përshkrime, fotografi dhe harta për regjionet kryesore. Aplikacioni po ashtu përmban fotografi të vendeve turistike, bashkë me përshkrime për secilën nga to. Pjesa më e nevojshme e aplikacionit padyshim është pjesa e hoteleve. Në këtë pjesë janë të radhitura plot 86 hotele, të gjitha me numra telefoni, e-mail adresa apo ueb faqe. Secili hotel tregon për cilësitë e veta, çmimet, e po ashtu edhe fotografi reale të cilat tregojnë interierin dhe eksterierin e hotelit. Një pjesë tjetër e aplikacionit tregon vendet të cilat e kanë njohur Kosovën si shtet, dhe kanë të bashkangjitur një frazë falënderuese në gjuhën e tyre.
Ky është versioni i parë i këtij aplikacioni, dhe në versionet e ardhshme pritet të ketë gjithmonë shumë e më shumë informacione mbi Kosovën.
Zhvilluesit e këtij aplikacioni thanë: Ne kemi shumë plane, por koha nuk na ka premtuar që ti zbatojmë të gjitha në këtë aplikacion, por në versionet e ardhshme, ju sigurojmë se nuk do tju zhgënjejmë kurrë.
Ju mund ta shkarkoni qysh tani këtë aplikacion nëse keni një pajisje me sistem operativ Android e shume shpejt iKosova do te mund te gjindet edhe ne AppStore per iOS, thjeshte kerkoni iKosova dhe do te shfaqet mundesia per shkarkim. Nëse ju pëlqen, atëherë mos ngurroni ta vlerësoni dhe të jepni ndonjë koment pozitiv.
Informacionet e plota mbi këtë aplikacion mund ti shikoni në ueb faqen zyrtare, www.iKosova.info .
Ja edhe nje video promovuese ku tregon sherbimet qe i ofron iKosova. / AndroidSHQIP /


hallall06.01.2013/12:37
hallall ju koft bre bura

Valdrin04.01.2013/15:25
iKosova , tani eshte i gatshem per shkarkim edhe ne appStoreIOS , shum aplikacion i bukur vetem suksese iphoneshq.com

Berat Rakovica04.01.2013/15:19
E kam testu dhe e kam te instaluar shume ie mire









Donika Hoxha06.01.2013/21:02
E testova ket aplikacion po kish shum probleme. Informata jo te plota, dizajn jo i mire. Nuk eshte dicka qe mund te mburremi me te.
Ni aplikacion tjeter ne app store me emrin Kosova eshte shume me informativ dhe me i kompletuar dhe eshte ne dispozicion qe nje kohe te gjate.
Sidoqofte eshte mire qe ka njerz qe po punojne.