Kloni i iphone 5 tashmë shitet në Kinë

Artikujt tjerė
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
- Në Kamboxhia zbulohet një qytet i lashtë
- Si të ruhesh nga përgjimi në internet
- Më 23 qershor Hëna shfaqet më e plotë dhe më e madhe se zakonisht
- Krijohet një mikroorganizëm që vret kancerin
- Airbus 350 kreu fluturimin e tij të parë
- Për katër dekada, 30 milionë automjete Golf
- Qeveria amerikane kërkon nga Facebook të dhënat e përdoruesve
- Google shpërndan internet me balona
- Ja disa këshilla se si të shmangni helmimet me ushqim gjatë verës
Pekin, 13 shtaor Celulari i ri i mençur iPhone 5, që u prezantua mbrëmë në Sa Fracisco dhe që aq shumë është i pëlqyer, tashmë mund të ballafaqohet me sfidën në Kinë edhe pse akoma nuk ka dalë në publik.Sipas GizChina, së fundi GooPhone zbuloi telefonin e vet në fundin e muajit gusht dhe duket mjaft i ngjashëm me fotot e publikuara të iPhone 5.
GooPhone I5 funksionon në platformën Android, mund të marrë një paraqitje prej 3.5 inçësh, në vend të asaj prej 4 inçësh, sa është përfolur të përfshihet në iPhone 5.
Sa për të tjerat, të dy smartfonët duken mjaft identikë, shkruan PC World Alabanian.
Raw Story raporton që GooPhone do të përfshijë një procesor 1.4 GHz quad-core, kamerë prej 8 megapiksellësh, ekran HD dhe themen e desktopit që është i ngjashëm me estetikën e ikonave në iPhone.
Sipas Bloomberg Businessweek, kjo pajisje kushton 300 dollarë. Nëse ky telefon i klonuar është një marrëveshje e vërtetë, Apple mund të ketë probleme më të mëdha se sa vetëm një betejë për çmim në Kinë.
Sipas Gizmodos, GooPhone, biznesi i smartfonit të Shenzhen Shenma Lianzhong e-Commerce, është duke planifikuar që ta padisë ndërmarrjen Apple nëse amerikanët provojnë të lëshojë në shitje iPhone 5 e vet, duke cituar shkeljet e patentave.








