Katy Perry do të shkruajë autobiografi

Artikujt tjerė
- Katy Perry do të shkruajë autobiografi
- Burnett, i bindur për praninë e Zotit në sheshin e xhirimeve të Biblës
- Filmi për Jobsin nuk pritet mirë nga kritikët
- George Clooney përsëri beqar
- Pas ndarjes Afërdita flirton, Shpati argëtohet me Fjollën
- Yjet që ngjasojnë me kafshët (Foto)
- Adelina Tahiri probleme me kilet e tepërta, as kërcimi si bën punë
- Will.I.Am dëshiron ta bëjë shkencën më interesante për fëmijët
- Tom Cruise dhe Katie Holmes të lumtur pas ndarjes
- Steven Tyler dëshiron të bashkëpunojë me Taylor Swift?
Pop ylli Katy Perry ka nënshkruar kontratën prej 2 milionë dollarësh për të shkruar autobiografinë.Libri i krijueses së hitit I Kissed a Girl do të quhet Part of Me, titulli i njëjtë si filmi për të i vitit 2012 dhe do të mbulojë karrierën dhe jetën personale të saj, duke përfshirë edhe lidhjen me ish-bashkëshortin, Russel Brand dhe romancën momentale me John Mayer, sipas The Sun.
Një burim tha që shumë botues ishin vënë pas Katyt për një kohë. Ajo ka vendosur të pranojë këtë gjë që fansat të mos kenë vetëm njërën anë të stories, kur Russel të publikojë librin e tij.
Brand ka shkruar dy autobiografi; në vitin 2007 My Booky Wook dhe në 2010, vazhdimin e tij Booky Wook 2: This Time It's Personal, i cili i është dedikuar Perryt. Komediani ka kërkuar divorc nga këngëtarja në fund të viti 2011 pas 14 muajsh martesë.






