• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Burnett, i bindur për praninë e Zotit në sheshin e xhirimeve të “Biblës”

Publikuar: 18.03.2013 - 20:55

Moguli televiziv Mark Burnett është i bindur që ka ndie prezencën e Zotit derisa xhironte filmin e ri epik religjioz “Bibla” në shkretëtirën marokene pas një shpërthimi të erës gjatë xhirimit të fjalimit nga Jezu Krishti.Burnett është bashkuar me bashkëshorten e tij aktoren Roma Downey për të sjellë në ekran storiet nga libri i shenjtë, me aktorin portugez Diogo Morgado si i biri i Zotit, dhe ai zbuloi që i tërë ekipi mbeti gojëhapur gjatë një skene që përfshin Jezusin dhe Nikodemin sepse ata me të vërtetë besuan që një fuqi më e lartë ishte duke i shikuar.

Ai tha: “Dora e Zotit ishte këtu. Ne ishim aty për pesë muaj në shkretëtirën marokene. Një natë ishim duke xhiruar skenën ku Nikodemi shkon natën fshehurazi të flasë me Jezusin dhe e pyet: “Thonë që ti mund të shikosh mbretërinë e parajsës (qiellit)”, dhe Jezusi thotë: “Edhe ti mund ta shikosh mbretërinë e parajsës. Duhesh të lindësh përsëri.” Ai tha: “Si mendon, si mund të lind përsëri? Ai foli për shpirtin e shenjtë, “Shpirti është si erë” – dhe në atë moment era vjen nga askund. Një erë e fuqishme për 30 sekonda...”

Downey shton: “Thuajse i kishim ndezur makinat e erës, shpërtheu nëpër fshat, ishte e jashtëzakonshme.”

Mini seriali i History Channel u dëshmua të jetë një hit i madh në SHBA – episodi i parë i dramës 10-orëshe e ka bërë serialin më të shikuar të vitit, kur u dha premierë në fillim të muajit, me 13.1 milionë shikues.

 

Komente (1)

bardha hasani 19.03.2013/09:52

Kuku per juve ZOTI i ,Madhruar jav ka vulos zemrat juve mëkatarve andaj gjithëqka mund te ju diftohet , juve po ju pret zjjarri i xhehnemit ..... ALLAHU rahmet baft

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell