Joan Rivers kritikohet për shakanë e saj mbi hebrenjtë

Artikujt tjerė
- Rita Ora në lidhje me Robert Pattinson?
- Hollywoodi i pikëlluar për Hugo Chavez
- Joan Rivers kritikohet për shakanë e saj mbi hebrenjtë
- Robbie Williams kërkon të ndryshohet BRIT-i
- Cher e nervozuar për vonesën e albumit
- Spielberg, kryetar jurie në Festivalin e Filmit në Kanë
- Rihanna: Falënderoj Brownin që u rikthye në jetën time
- FBI publikon dosjen për Whitney Houston
- Arnold Schwarzenegger rikthehet si kryeredaktor i një reviste
- Klum i bashkohet Americas Got Talent
Komedianja Joan Rivers është kritikuar shumë për komentet që i ka bërë për hebrenjtë gjatë një prononcimi në emisionin Fashion Police.Veterania komike, prindërit e të cilës ishin imigrantë hebrenj rus ka kritikuar fustanin e veshur nga supermodelja gjemane Heidi Klum gjatë edicionit të së hënës në emisionin e E! Duke thënë hera e fundit që një gjermane ka qenë kaq e nxehtë është kur kanë qenë duke i shtyrë hebrenjtë nëpër furra.
Komenti, që i referohet të burgosurve hebrenj të luftës të vrarë nga nazistët gjatë holokaustit, ka shqetësuar liderët e Anti-Defamation League, të cilët janë duke kërkuar që River të kërkojë falje.
Drejtori i ligës, Abraham H. Foxman , i mbijetuar i holokaustit tha: Nga të gjithë njerëzit, Joan Rivers duhet ta dijë më mirë. Ky koment është aq vulgar dhe fyes për hebrenjtë dhe të mbijetuarit e holokaustit dhe në fakt për të gjithë amerikanët, sa që nuk mund ta besojmë që ka dalë në televizor. Gati po aq keq është edhe fakti që ajo edhe ka qeshur pasi që e ka thënë.
Janë disa gjëra të caktuara për holokaustin që duhen të mbesin tabu. Kjo është në veçanti e vërtetë për hebrenjtë, për të cilët holokausti është ende një kujtim i dhimbshëm. Është vulgare dhe fyese për çdokënd të përdorë vdekjen e gjashtë milionë hebrenjve dhe të tjerëve në holokaust për të bërë shaka, dhe kjo është në veçanti e vërtetë për dikë që është hebre dhe me krenari e publikisht mban identitetin e saj.







feha06.03.2013/23:37
po mire e ka kjo .eshte dashure qe asnje jahudi te mos mbijetoje se kombi me i felliqure ne bote eshte