• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Robbie Williams kërkon të ndryshohet BRIT-i

Publikuar: 05.03.2013 - 21:40

Robbie Williams u ka bërë thirrje organizatorëve të BRIT awards që të bëjnë ndryshime serioze për të shmangur një ceremoni tjetër “të mërzitshme” vitin e ardhshëm.Ylli i “Take That ishte një nga performuesit në spektaklin londinez javën e kaluar, por ai tha që këndimi i hitit të tij “Candy” për kolegët e tij yje dhe ekzekutivët e industrisë ishte sikur të përballesh me një “sallë të vdekur”.

Williams mendon që spektakli ishte pak i ngathët dhe që mund të përmirësohet duke e mbushur vendin me një audiencë të fansave kur të kthehet në vitin 2014.

“Kam hyrë në skenë dhe kam shikuar rreth meje dhe kam shikuar sallën e vdekur. Nuk është faji i tyre, por ndoshta është dashur të ketë vend për fansa, nuk ishte askush të bërtiste në audiencë,” tha ai për “Front Row” të BBC Radio 4.

Williams ishte aq shumë i zhgënjyer me ceremoninë, sa që pastaj shkroi një këngë duke tallur BRIT Awards.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 32°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell