• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Spielberg, kryetar jurie në Festivalin e Filmit në Kanë

Publikuar: 05.03.2013 - 20:50

Regjisori i filmit Steven Spielberg është zbuluar të jetë kryetari jurisë në festivalin e sivjetmë të Kanës.Regjisori do të mbikëqyr panelin në ngjarjen kulturore franceze, e cila do të mbahet prej 15 deri 26 maj.

Në një deklaratë Spielberg shkruan: “Admirimi im për misionin e palëkundur të festivalit për të mbështetur gjuhën ndërkombëtare të filmave është i jashtëzakonshëm. Si festivali më prestigjioz i llojit të vet ka arritur që gjithmonë ta paraqes filmin si medium ndërkulturor”.

Presidenti i festivalit Gilles Jacob pranon që ai ka shumë vite që përpiqet ta marrë Spielbergun në juri, por moguli i filmit ka qenë gjithmonë i zënë në të kaluarën.

“ Gjithmonë ka qenë duke xhiruar ndonjë film. Dhe këtë vit në pranimin e Spielberg menjëherë jam përgjigjur, ‘Më në fund!’”, shtoi ai.

Spielberg nuk është i huaj për festivalin e filmit në Kanë – filmi i tij i vitit 1974 “Sugarland Express” ka fituar shpërblimin për skenarin më të mirë, ndërsa klasiku i tij “E.T. the Extra-Terrestrial” ka pasur premierën botërorë në vitin 1982.


Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell