• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Rita Ora, tani çmendet pas veturave

Publikuar: 03.03.2013 - 12:35

Londër, 3 mars - Ylli me prejardhje nga Kosova, Rita Ora ka pranuar se roli i saj në filmin “Fast & Furious 6”, ka ndikuar që ajo përsëri t`i pëlqej veturat.

Këngëtarja në këtë film është ftuar në mungesë të Rihannas e cila më parë ka qenë pjesë e tij.

“Kurrë nuk i kam dashur veturat prejse unë e kam parë ‘Fast and the Furious’ por tani i dua ato”, ka thënë Rita.

“Është mbresëlënëse pasi që kam pasur rastin të jem pjesë e këtij filmi dhe jam e lumtur që është mjaft i mirëpritur”.

Filmi “Fast and Furious 6” do të shfaqet në muajin maj, në të luajnë edhe aktorët Vin Diesel dhe Dwayne Johnson, i njohur me nofkën “The Rock”.

Por ndryshe nga aktorët tjerë, Rita nuk ka vozitur ndonjë veturë. Ajo e filloi një garë.

“Nuk kam vozitur pasi që nuk kanë pasur kohë që edhe unë të bëjë diçka të tillë”, ka thënë ylli i këngës “Shine Ya Light”.

“Ishte një rol i minutës së fundit dhe ne vendosëm ta xhirojmë këtu në Londër”, ka thënë ajo.

Komente (1)

peja04.03.2013/10:55

yll yll

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell