• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Electra vesh përsëri bikinet e “Baywatch”

Publikuar: 03.03.2013 - 09:19

Ylli televiziv Carmen Electra ka veshur përsëri bikinit e kuqe që i kishte veshur 15 vite më parë në serinë “Baywatch” mirëpo ato i ka mbajtur derisa ka bërë fotografitë për një revistë.

Redaktorët e “In Touch” dëshironin të shihnin se si do të dukej 40 vjeçja në kostumet të cilat ajo i kishte veshur kur ishte 25 vjeçe mirëpo Electra ka thënë se në fillim kishte ngurruar t`i vesh ato.

“Kur i vesha, u ndjeva mirë. Ishte miliona herë më mirë sesa mendoja”, ka thënë ajo.

Fal vallëzimeve, punëve të shumta dhe dietës së rëndë me proteina dhe perime, modelja e kthyer në aktore, insistoi se ajo ndjehet më e shëndetshme sesa 15 vite më parë.

“Unë ende e kam disiplinën që e mësova kur po studioja baletin sa isha më e re”, tregon ajo.

Electra  ka thënë se ndjehet mirë që edhe në moshën 40 vjeqare është pjesë e revistës “Playboy”.

“Unë e dua Playboyin. Ata më kanë përkrahur që nga fillimi. Kam dëgjuar se unë kam vendin e tretë sa i përket ballinave, pas Pamelës(Anderson) dhe Anna Nicole Smith. Jam shumë krenare për këtë!”

Fotografitë e së kaluarës dhe të tashmes janë publikuar në revistën “In Touch”.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu