Kim Kardashian punëson dy trajnerë personalë

Artikujt tjerė
- Gruaja e Alec Baldwinit konfirmon shtatzëninë
- Kim Kardashian punëson dy trajnerë personalë
- Bruce Willis mendoi që ishte i hendikepuar
- Michelle Heaton përgatitet për operacionin e zemrës
- Laringitisi ia humb rolin Scarlett Johanssonit në Les Miserables
- Prishet miqësia Rihanna-Perry, shkak Chris Brown
- Tetovari që preku Bollywoodin
- Kush ishte Reeva Steenkamp
- Kunis: Një pellush dhe qindra trëndafila për Shën Valentin
- Rita Ora harron gruan e saj, takohet me një djalë
Kim Kardashian ka vendosur që ta mbajë vijën e trupit gjatë shtatzënisë së saj, pasi që ka punësuar dy trajner personal.
Ylli i njohur që është duke pritur fëmijën e parë me të dashurin e saj Kanye West është duke u brengosur për shkak se ajo ka shtuar shumë peshë nga ushqimet kalorike dhe në palestër ka ushtruar dy herë më shumë vetëm që të humbë peshë.
Kimi po bën ushtrime të shtatzënisë me Tracey Anderson në Miami dhe ushtrime të lehta me Gunnar Peterson të cilët kanë punuar edhe me Jennifer Lopez kur ajo po priste binjakët, ka thënë një burim.
Kimi është shumë e kënaqur që është shtatzënë dhe prioriteti i saj është shëndeti i bebes, por ajo ka vëmendjen edhe tek pesha e saj pasi kamerat e përcjellin atë kudo që shkon. Ajo po bëhet e vetëdijshme dhe po vesh rroba me ngjyrë të zezë për tu dukur më në formë.
Në njërën anë duket e hareshme por ajo po e ndjen presionin. Ajo ka hedhur poshtë kritikat e disa nënave pasi ato kanë thënë se ajo nuk bën të shkojë në palestër çdo ditë. Ajo është mësuar me kritikat dhe më shumë është e brengosur që prapanica e saj po bëhet më e madhe! Kurse Kanye po e përkrah atë në vendimin për të ushtruar rregullisht.








