Gruaja e Alec Baldwinit konfirmon shtatzëninë

Artikujt tjerė
- Gruaja e Alec Baldwinit konfirmon shtatzëninë
- Kim Kardashian punëson dy trajnerë personalë
- Bruce Willis mendoi që ishte i hendikepuar
- Michelle Heaton përgatitet për operacionin e zemrës
- Laringitisi ia humb rolin Scarlett Johanssonit në Les Miserables
- Prishet miqësia Rihanna-Perry, shkak Chris Brown
- Tetovari që preku Bollywoodin
- Kush ishte Reeva Steenkamp
- Kunis: Një pellush dhe qindra trëndafila për Shën Valentin
- Rita Ora harron gruan e saj, takohet me një djalë
Hilaria Thomas, prezantuesja televizive dhe bashkëshortja e Alec Baldwin ka konfirmuar se është shtatzënë.
Mësuesja e yogas publikisht pranoi lajmet për beben në një spot televiziv të emisionit Extra, i cili do të shfaqet më vonë gjatë javës.
Ishte një befasi, një befasi e këndshme, ka thënë ajo.
Thomas që u martua me aktorin vitin e kaluar, ka treguar që testin e shtatzënisë e ka bërë pa i treguar burrit të saj.
Baldwin ka thënë, Dëgjova një britmë, një britmë që zakonisht është e rezervuar kur ka ndonjë merimangë në shtëpi. Unë isha duke e lexuar një libër, ishim në fshat, ishte qetë aty. Nganjëherë relaksohesh shumë por nganjëherë ti dëgjon duke bërtitur Ahhh, Alec,Alec! Unë shkova lart dhe një merimangë ishte në mur.
Dëgjova atë britmë përsëri, por nuk ishte merimanga, tregonte ai çastin kur gruaja e tij kishte mësuar që ishte shtatzënë.
Pastaj Thomas ndërhyri Më pas bërtita jam shtatzënë, jam shtatzënë! Ai vrapoi lartë dhe unë po mbaja testin në dorë për t`ia treguar atij.
Bebja pritet që të lind këtë verë.
Nëna e gëzuar me shtatzëninë e saj thotë Tani po ndjehem më mirë. Gjatë tërë kohës them O Zot, kjo me të vërtetë do të ndodhë! Tash ne do të mësojmë si të kujdesemi. Kemi të gjitha, për këtë kemi ëndërruar.










