• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Bruce Willis mendoi që ishte i hendikepuar

Publikuar: 15.02.2013 - 14:17

Bruce Willis mendoi se ai ishte i “hendikepuar” pasi kishte pengesa në të folur.

Aktori kishte mungesë të vetëbesimit sa ishte duke u rritur pasi belbëzonte shumë dhe zhvilloi disa veprime aktrimi për ta bërë veten atraktiv sa ishte i ri në Cub Scouts.

Bruce shumë shpejt e kuptoi që aktrimi i ndihmoi atij që të fliste rrjedhshëm dhe ndryshimin tek vetja e quan një “mrekulli”.

“Unë bëja disa skeçe të cilat do të mund t`i gjeni në manualin e Cub Scout”, ka thënë ai. “Disa truqe të vogla. Ka qenë shumë qesharake, dhe unë mendoja ‘Kjo është’”.

“Sa isha në Cub Scout, belbëzoja shumë. Por në shkollë të mesme iu bashkova teatrit. Dhe kur i mësoja përmendsh fjalët, unë më nuk belbëzoja, kjo ishte një mrekulli.

“Ky ishte fillimi i zhdukjes së belbëzimit. Unë mendoja se jam i hendikepuar. Nuk mund të flisja. Unë ende belbëzoj në disa raste”.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu