• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Dido rikthehet pas 4 vitesh

Publikuar: 06.02.2013 - 11:08

Këngëtarja Dido u rikthye në skenë në Londër këtë javë pasi realizoi koncertin e parë pas më shumë se katër vite.

Këngëtarja e “The White Flag” ka pauzuar nga viti 2008 kur kishte publikuar albumin e saj të fundit “Safe Trip Home” dhe tani është duke u përgatitur për të përfunduar albumin e ri “Girl Who Got Away”.

Dido u rikthye për një performancë “live” ku këndoi për një audiencë prej 100 njerëzve në një klub privat në Londër, ku këndoi këngët nga albumi saj i ri.

Këngëtarja ka thënë se ishte shumë e brengosur për performancën e saj pas pushimit të gjatë prej katër viteve, por brengosja e saj u zhduk kur ajo doli në skenë.

“Nuk mund të besoj. Ka qenë një kohë e gjatë. Besojë që është një rikthim por kur dola në skenë nuk ndjehesha që kam munguar. Ti nuk e kupton që të mungon derisa vjen këtu dhe tani më duket si ‘Oh, më pëlqen kjo”.



Asistentja pohon që Lady Gaga e detyroi të ndajë shtratin me të

Ish-asistentja personale e Lady Gagas e ka akuzuar pop yllin për cenimin e privatësisë së saj pasi që ajo e kishte detyruar të ndajë shtratin me të gjatë një touri.

Jennifer O`Neill, që punoi për yllin e “Poker Face”, plot 13 muaj ka paditur këngëtaren dhe kompaninë e saj nën akuzat se ajo ia ka borxh 237 mijë e 500 funte për 7 mijë e 168 orë jashtë orarit gjatë tourit “Monster Ball” në vitin 2010.

Gaga kishte dhënë betimin dhe gjatë seancës gjyqësore ajo kishte etiketuar O’Neill si një të “çmendur” dhe e ka akuzuar atë për dështimin në punën e saj pasi  kishte lënë Gagan që t`i barte valixhet dhe t`i hapte vetë ato.

Sipas dëshmisë të siguruar nga “New York Post”, ajo kishte thënë se asaj kurrë nuk i ishte dhënë një dhomë derisa ishte në tour dhe ishte e detyruar të flinte në të njëjtin shtrat me shefen e saj.

“Isha me të 24 or në ditë, shtatë ditë në javë. Këtu hynë edhe fjetja në të njëjtin shtrat me të. Sepse ajo nuk ka fjetur vetëm... Unë nuk kisha një dhomë timen në hotel si gjithë të tjerët. As që më kanë pyetur nëse unë e doja një të tillë... Nuk kisha privatësi, nuk kisha mundësi të bisedoja me familjen time, as me shokët e mi, madje nuk kisha mundësi as të bëja seks edhe nëse dëshiroja. Atje nuk ke pasur mundësi për asgjë”, ka thënë ajo.

Kur ajo ishte pyetur nëse fjetja në të njëjtin shtrat me Gagan ishte pjesë e punës së saj ajo ishte përgjigjur se ishte ndjerë ashtu.

“Ndjeja se ajo ishte pjesë e punës”, ishte përgjigjur ajo.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu