Kasami: Anxhela Martini bën gjithçka për famën

Artikujt tjerė
- Rita Ora: Mburruni si unë, që jemi shqiptarë (Foto)
- Vajza e Beyonce dhe Jay-Z fillon të flas
- Robbie Williams do ti këndojë babait në dasmë
- Kara DioGuardi mirëpret djalin Greyson James
- Shefat e Grammyt transmetojnë dokumentarin e vdekjes së Houstonit
- Catherine: Jam xheloze për puthjen e Michaelit me Mattin
- Albulena Borovcit çmimi amerikan për disenjatorët e rinj
- Albërie Hadergjonaj është Gangsta (video)
- Paparacët turq zbulojnë të dashurën e Nik Xhelilajt
- Kasami: Anxhela Martini bën gjithçka për famën
Londër, 3 shkurt - Ditë më parë është bërë publike lidhja e re e modeles së njohur shqiptare-zvicerane An(g)xhela Martini me multimilionerin Tim Vögele. Por, ajo që nuk është ditur dhe e ka zbuluar për Albinfo futbollisti shqiptar-zviceran Pajtim Kasami, ka qenë pikërisht ky vetë, që e ka pasur në dorë gjatë tre muajve të fundit bukuroshen 26 vjeçare me prejardhje nga Shkodra.Kasami, futbollist i skuadrës së Premier League, Fulham, vetëm tund kokën pa kuptuar gjë kur flet për të ikurën e tij. Anxhela bën gjithçka për tu bërë e famshme. Ajo i pëlqen meshkujt e suksesshëm, pa dallim nëse janë të rinj, të moçëm, të bukur, të shëmtuar, të zinj apo të bardhë. Kapital i saj është pamja e bukur. Ajo është sipërfaqësore, ka thënë Kasami, 20 vjeçar.
Ndërsa, i pyetur nëse me këtë rast po flet nga ndjenja e xhelozisë, pasi që është braktisur nga bukuroshja, ai thotë: Ky kapitull është i mbyllur për mua. Unë shpresoj që Anxhela të jetë e lumtur me atë çfarë po bën.
Tim Vögele, më i riu në krah të bukuroshes shqiptare, është trashëgimtar i një kompanie të madhe tekstili, pasuria e të cilit vlerësohet në mes të 400 dhe 500 milionë eurove.





