• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Nuk ka shaka me të: Taye kap hajnin në shtëpi

Publikuar: 31.01.2013 - 11:01

Aktori i serisë “Private Practice” ka vënë re që ka hajdut në shtëpi pasi që ishte kthyer nga ndarja e shpërblimeve Screen Actors Giuld Awards. Hajni ishte përpjekur të ikte, por aktori e ka kapur.

Pas ndarjes së shpërblimeve me bashkëshorten e tij, Idine Menzel, aktori ka vërejtur hajdutin në garazh. Taye Diggs (42), i cili në serinë “Private Practice” luan mjekun Sam Bennett, nuk e ka lënë hajdutin të ikte. Sipas shkrimit të portalit amerikanit TMZ, hajduti i cili është identifikuar si Hassan Juma (20), kishte tentuar të ikte, por nuk ka arritur të shkonte shumë.

-I dyshuari ka tentuar të ikte, por Diggs ka filluar të vraponte pas tij dhe e ka mbajtur në rrugë derisa nuk ka arritur policia – ka zbuluar zëdhënësi i Departamentit të policisë të Los Angelesit.

Ka shtuar se ende nuk e di se çka ka bërë aktori për ta mbajtur deri në ardhjen e tyre. Juma është akuzuar për vjedhje dhe aktualisht është në burg.


Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell