• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Tarantino ndalon telefonat mobilë gjatë xhirimeve

Publikuar: 18.01.2013 - 10:58

Regjisori i filmit “The Pulp Fiction”, i ka paralajmëruar të gjithë aktorët dhe anëtarët tjerë të stafit që t`i kontrollojnë telefonat e tyre mobilë para se të arrijnë në studio pasi ai është lodhur duke i
shkatërruar xhirimet e skenave nga cingërima e tyre.

“Askush nuk mund të gjendet rreth kamerave të mia me telefona mobilë. Ne tani kemi pasur
një kontroll të mobilëve... Kam bërë skenat e filmit dhe krejt papritur një mobil cingëron dhe e prish gjithë skenën. Kjo nuk mund të ndodhë.
Ne jemi këtu që të bëjmë diçka, me të vërtetë, dhe nuk ka mundësi që aktorët e mi të aktrojnë ose diçka që ne provojmë të bëjmë pasi që të gjitha i prish celulari”, ka thënë ai.

“Njerëzit mund të thonë, ‘Oh, nuk do të harroj që t`ia ndali zilen.’ ‘Unë nuk jam këtu që t’ua testoj kujtesën. Ne jemi këtu për të bërë film. Ti mund të prishësh diçka që ne bëjmë me vetëm një cingërimë të telefonit”.

Fituesi i çmimit “Oscar”, ka insistuar se rregulla e tij gjithashtu u ka ndihmuar anëtarëve të stafit që të njoftohen më mirë me njëri-tjetrin.

“Tash me gjithë këta telefonat e mençur. Dhe pa rregullën time anëtarët e stafit nuk punonin por gjatë tërë ditës ishin në celularë dhe e rifreskonin ‘Facebookun’ e tyre. Tani të gjithë kanë një botë të vogël dhe për të gjitha gjërat rreth filmit ata punojnë së bashku, kjo u ka mundësuar që ta njohin më mirë njëri-tjetrin”.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell